Rutte bën thirrje për rritje prej 400% të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe raketore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të bëjë thirrje sot në një konferencë në Londër për një rritje prej 400% të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe raketore të aleancës, veçanërisht për t’iu kundërvënë një Rusie që “mbjell terror nga qielli”.

“Ne duhet të bëjmë një hap të madh në mbrojtjen tonë kolektive (…) Fakti është se rreziku nuk do të zhduket, edhe me fundin e luftës në Ukrainë”, pritet të deklarojë ai.

Për të ruajtur frenimin dhe mbrojtjen e besueshme, “NATO-s i duhet një rritje prej 400% e mbrojtjes së saj ajrore dhe raketore”, sipas tij.

“Ne shohim në Ukrainë se si Rusia mbjell terror nga qielli, kështu që do të forcojmë mburojën që mbron hapësirën tonë ajrore”, do të theksojë më tej Rutte.

Takimi i tyre vjen ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump po kërkon që aleatët evropianë dhe Kanadaja të angazhohen për t’i kushtuar mbrojtjes të paktën 5% të PBB-së.

Ai pritet gjithashtu të deklarojë të hënën se ushtritë e NATO-s “kanë nevojë për mijëra automjete të blinduara dhe tanke shtesë, dhe miliona predha artilerie të tjera”.

Mbretëria e Bashkuar do të ndërtojë deri në 12 nëndetëse sulmi bërthamore dhe gjashtë fabrika municionesh për të riarmatosur vendin, veçanërisht kundër kërcënimit që paraqet Rusia, sipas kryeministri, Keir Starmer.

/GazetaSinjali/


Read Previous

Kampioni Usyk kërkesë Trump: Hajde një javë në shtëpinë time në Ukrainë

Read Next

Sa pajisje përdorin iOS 18?