Rusia vazhdon me propagandë: Kosova vend i pasigurt për udhëtime

Rusia ka vazhduar propagandën duke e përshkruar Kosovën si destinacion me rrezik të lartë sigurie për qytetarët e saj.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u ka bërë thirrje rusëve të shmangin vizitat në Kosovë dhe të zgjedhin rrugë alternative kur planifikojnë udhëtime në rajonin e Ballkanit.

Si arsye, ajo përmendi arrestimin më 10 shkurt të një shtetasi rus dhe dy bjellorusëve, të cilët dyshohet se kishin kaluar kufirin në mënyrë të paautorizuar, duke vënë në pah shqetësimet për sigurinë e udhëtarëve.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Dosja Epstein, dalin dokumente të reja me akuza kundër Trump

Read Next

Kurti: Kosova sot ka ushtrinë, që është amanet i Adem Jasharit