Rusia tregon kushtin që duhet plotësuar për një takim Putin-Zelensky

Rusia ka bërë me dije se që të takohet Vladimir Putin me Volodymyr Zelensky, duhet përgatitur një dokument gati për firmosje nga të dy udhëheqësit.

Në daljen e tij të përditshme para mediave, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi se Presidenti rus ka refuzuar takimin me homologun e tij ukrainas.

Peskov tha: “Presidenti nuk e ka refuzuar kurrë takimin, por duhen plotësuar kushtet e përshtatshme për një takim të tillë. Kushti kryesor është përgatitja e një dokumenti që kërkon vetëm firmën”. /a2news/

Read Previous

Po vazhdojnë punimet për instalimin e rrjetit të ri të Ngrohtorës së Qytetit

Read Next

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum bashëpunimi në fushën e mbrotjes