Ministria e Jashtme e Rusisë tha të mërkurën se Hezbollahu ishte ende i organizuar dhe nuk e kishte humbur zinxhirin e tij komandues, pavarësisht sulmeve nga Izraeli, për të cilin Moska tha se po përpiqej të nxiste një konflikt të armatosur në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Sipas vlerësimeve tona, Hezbollah, përfshirë krahun ushtarak, nuk e ka humbur zinxhirin e tij komandues dhe po demonstron organizim,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova./reuters/