Rusia thotë se Gjermania ka deklarata të pabaza për hakerërt rusë

Rusia akuzoi Gjermaninë të mërkurën për përdorimin e miteve të pabaza për hakerat rusë për të përshkallëzuar tensionet dhe tha se vendimi i Berlinit për të tërhequr ambasadorin e tij do të çonte në përkeqësim të mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe.

Gjermania tha se kishte tërhequr ambasadorin e saj në Rusi për konsultime pasi Berlini akuzoi Moskën për sulme kibernetike ndaj firmave të saj të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore dhe partisë në pushtet.

“Berlini shfrytëzon rregullisht mitin e aktivitetit keqdashës të hakerëve të dyshuar rusë në Gjermani, kjo është bërë për të përshkallëzuar tensionet në marrëdhëniet dypalëshe. Nuk është paraqitur asnjë provë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shkruan Reuters./Klankosova.tv.

Read Previous

Presidentja takon guvernatorin e Teksasit, flasin për thellim bashkëpunimi

Read Next

Miratohet Projektligji për bankat