Presidentja takon guvernatorin e Teksasit, flasin për thellim bashkëpunimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot në SHBA, guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott.

Me të, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, dhe fushave të tjera me interes të përbashkët të të dyja vendeve, transmeton klankosova.tv.

”Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.

Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv.

E falënderoj guvernatorin për Vendimin që ma dorëzoi sot nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas”./Klankosova.tv

Read Previous

Pas përmbytjeve vdekjeprurëse, Kenia në rrezik nga kolera

Read Next

Rusia thotë se Gjermania ka deklarata të pabaza për hakerërt rusë