Rusia thirrje qytetarëve të saj t’i shmangin udhëtimet në Perëndim

Rusia bëri me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë aq konfrontuese, saqë qytetarët rusë nuk duhet të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe disa vende të Bashkimit Evropian, meqë rrezikojnë të ndiqen nga autoritetet amerikane.

Duke folur në një konferencë për gazetarët në Moskë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se marrëdhëniet me SHBA-në janë në prag të prishjes.

“Në kontekstin e konfrontimit në rritje… udhëtimet në Shtetet e Bashkuara – privatisht ose për nevoja zyrtare – bartin rreziqe serioze”, tha Zakharova, transmeton Reuters.

“Ne ju bëjmë thirrje që të vazhdoni të përmbaheni nga udhëtimet në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet satelitore aleate të tyre – përfshirë, para së gjithash, Kanadanë dhe vendet e Bashkimit Evropian me disa përjashtime – gjatë këtyre festave”, tha ajo./indeksonline/

Read Previous

​Mësohen çiftet e 1/8 së finaleve të Kupës së Kosovës në futboll

Read Next

Tesla publikon videon e re të robotit Optimus