Rusia sulmon Ukrainën

Ajo që ishte paralajmëruar prej kohësh, ndodhi. Në orët e para të mëngjesit, trupat ruse u futën në Ukrainë, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan në qytete të ndryshme të vendit, përfshi edhe Kevin.

Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi raportimet për sulm me predha në vendin e tij. Ai tha se Rusia ka sulmuar rojet kufitare dhe disa infrastruktura të Ukrainës.

Ndërkohë, në një mesazh televiziv nga Moska, Vladimir Putin u bëri thirrje ushtarëve ukrainas në lindje, që të dorëzojnë armët. Trupat ruse janë parë gjithashtu të futen në Ukrainë edhe nga kufiri bjellorus.

Read Previous

Moti sot në Kosovë

Read Next

Putin: Kush ndërhyn do ta pësojë