Rusia tha se thirri një diplomat të lartë amerikan të martën për të protestuar për ato që ajo i quajti “veprimet provokuese” të gazetarëve amerikanë në rajonin Kursk të Rusisë.
Ministria e Jashtme tha se i kishte thënë të Ngarkuarës me Punë të SHBA-së Stephanie Holmes se gazetarët kishin kaluar ilegalisht në rajon, ku forcat ukrainase kryen një inkursion dy javë më parë dhe se Rusia synonte t’i ndjekte penalisht ata./theguardian/