Rusia njoftoi sot se forcat e saj kanë marrë kontrollin e dy vendbanimeve të reja në rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Kharkiv, si pjesë e ofensivës së vazhdueshme ushtarake, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se fshati Piddubne, rreth 22 kilometra në veri të qytetit strategjik Velyka Novosilka në Donetsk, tashmë është nën kontrollin e tyre.
Gjithashtu, Rusia tha se ka pushtuar edhe fshatin Sobolivka pranë Kupianskut në rajonin e Kharkivit në veri-lindje të vendit.
Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar ende për këto pretendime, ndërsa verifikimi i pavarur është i vështirë për shkak të vazhdimit të konfliktit, i cili tashmë ka hyrë në vitin e katërt.