Rusia pranon të diskutojë shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në

US WNBA basketball superstar Brittney Griner arrives to a hearing at the Khimki Court, outside Moscow on July 7, 2022. – Griner, a two-time Olympic gold medallist and WNBA champion, was detained at Moscow airport in February on charges of carrying in her luggage vape cartridges with cannabis oil, which could carry a 10-year prison sentence. (Photo by Kirill KUDRYAVTSEV / AFP) (Photo by KIRILL KUDRYAVTSEV/AFP via Getty Images)

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha këtë të premte se është i hapur për një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për të diskutuar një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve që përfshin yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner.

Blinken tha të mërkurën se Uashingtoni i kishte ofruar Rusisë një marrëveshje që do të sillte në shtëpi Griner dhe një tjetër amerikan të burgosur, Paul Whelan.

FILE PHOTO: Brittney Griner of the United States gestures during a game against Australia

Sipas mediave amerikane, Blinken i ka ofruar Rusisë në shkëmbim tregtarin e armeve, Viktor Bout. Rusi njihet ndryshe si “Tregëtari i Vdekjes”.

Bout u dënua me 25 vjet burg, pasi mbi të rëndonin akuzat e ofrimit të ndihmës në një organizatë terroriste për të vrarë qytetaret amerikane.

Basketbollistja u arrestua më 17 shkurt, pak para se Rusia të dërgonte trupat për të pushtuar Ukrainën. Që atëherë, ylli i Phoenix Mercury dhe fituesja e dyfishtë e medaljes së artë olimpike është mbajtur në burg.

Te bagazhet e saj u gjet vaj kanabisi. Dënimi në Rusi për këtë vepër penale është deri në 10 vjet burg.

Viktor Bout

Whelan, një ekzekutiv i sigurisë korporative nga Michigan, u dënua me 16 vjet burg për akuzat e spiunazhit në vitin 2020. Ai dhe familja e tij kanë pohuar fuqishëm pafajësinë. Qeveria amerikane i ka denoncuar akuzat si të rreme.

Duke folur gjatë një vizite në Uzbekistan, Lavrov tha se ministria e tij kishte marrë një kërkesë zyrtare nga SHBA-të për një telefonatë, pasi Blinken bëri deklaratën.

Kryediplomati rus tha se ai do të ishte gati sapo të kthehej në Moskë dhe se koha e telefonatës ishte duke u përpunuar.

Lavrov tha se ishte i hapur për të diskutuar shkëmbimin e të burgosurve, edhe pse Ministria e Jashtme nuk ka qenë e përfshirë në diskutimet e mëparshme për këtë çështje.

“Unë do të dëgjoj atë që ai do të thotë”, shtoi Lavrov.

I pyetur të enjten në lidhje me ofertën e SHBA-ve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përgjigj se shkëmbimet e të burgosurve zakonisht negocioheshin në mënyrë diskrete prapa skenave. /Albanianpost.com

Read Previous

Inflacioni prek rekord të ri në Eurozonë

Read Next

Margariti: Nderim aktorëve Edi Luarasi dhe Rikard Ljarja