Forcat ruse kanë kapur fshatrat Makarivka dhe Hryhorivka në rajonin Donetsk të Ukrainës, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Makarivka ndodhet në jug të Velyka Novosilka ndërsa Hryhorivka, të cilën Moska e quan me emrin e saj të mëparshëm Leninskoye, ndodhet në perëndim të qytetit të Selydove, i pushtuar nga Rusia muajin e kaluar.
Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur zhvillimet në fushën e betejës në konfliktin Rusi-Ukrainë./VOA/