Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 115 robër lufte nga secila palë të shtunën pasi Emiratet e Bashkuara Arabe vepruan si ndërmjetës.
Ky është shkëmbimi i parë i tillë që kur Ukraina nisi një sulm të befasishëm në rajonin Kursk të Rusisë më 6 gusht, sulmi më i madh brenda territorit rus nga një fuqi e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ushtarakët rusë të shkëmbyer u kapën në rajonin e Kurskut./reuters/