– Ushtria e Ukrainës tha se artileria e saj goditi një depo municioni ruse pranë një ure kryesore në jug dhe shtoi se tani kishte aftësinë të godiste pothuajse të gjitha linjat e furnizimit të Moskës në rajonin e pushtuar.
– Agjencitë e sigurisë të Ukrainës lëshuan një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje që Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të dërgojnë përfaqësues në vendet ku Rusia mban të burgosur lufte. Kërkesa e së premtes pason pretendimet e mëparshme nga Kievi se forcat e Moskës kanë torturuar dhe ekzekutuar të burgosur, duke përfshirë organizimin e një shpërthimi në një kamp të të burgosurve ukrainas në Olenivka.
– Volodymyr Zelensky shkroi në Twitter se foli me Papa Françeskun të premten. “I informuar për sulmin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusisë”, shkroi presidenti në Tëitter.
– Jose Andres, grupi i të cilit World Central Kitchen ka shërbyer më shumë se 130 milionë vakte në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, bëri thirrje për një koordinim më të mirë të ndihmës ushqimore përpara atij që pritet të jetë një dimër brutal./AnabelMedia/