Ruben Dias: Do të jetë përballje mes Man City dhe Real Madridit, jo Haaland-Mbappé

Photo by Molly Darlington/Getty Images

Ruben Dias, mbrojtësi i Manchester City, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Real Madridit, e vlefshme për “play off”-in e Ligës së Kampionëve: “Ky është sezoni më i vështirë për ne, që kur jam këtu. Megjithatë, jemi ende në garë dhe mund të fitojmë”.

Çfarë prisni nga Real Madridi?
Sa më të fortë të jemi në mbrojtje, aq më mirë do të luajmë. Madrilenët janë një nga kundërshtarët më të vështirë, me të cilët mund të përballemi. E dimë sa të mirë duhet të jemi për ta fituar këtë ndeshje. Dominuam sezonin e kaluar, por nuk arritëm të shënonim golin që na duhej.

A mendoni se Real Madridi ka ndonjë hidhërim për “Topin e Artë”?
Nuk kam menduar as edhe për një sekondë për ‘mungesë respekti’ nga Real Madridi për fitoren e ‘Topit të Artë’ nga Rodri. Thjesht isha i lumtur dhe krenar që e fitoi.

City-Real do të jetë gjithashtu Haaland kundër Mbappé…
Nuk e shoh si një përballje mes Erling dhe Kylian. Në të vërtetë është City kundër Realit, ka emra të mëdhenj nga të dyja anët.

Sa ju ka mërzitur largimi i Walker?
Ishte një lojtar tek i cili të gjithë mbështeteshim. Tani nuk është më këtu, kështu që është koha që dikush tjetër ta marrë përsipër stafetën e tij. Kemi mjaft lojtarë që mund ta bëjnë këtë.

Si ndiheni fizikisht?
Momentalisht programi i ndeshjeve është i pamëshirshëm, dua vetëm të jem pjesë e skuadrës dhe të vazhdoj përpara.

A e dini tashmë formacionin që do të luajë kundër Realit?
Jo, por kemi opsione për ta zëvendësuar Walker. Do të jetë grupi, ai që do të bëjë diferencën, nuk do të përqendrohemi te asnjë lojtar i vetëm i kundërshtarëve. /Telesport.al/

Read Previous

Shënjimi i votuesve me marker, kaq para i kushtoi arkës së KQZ-së

Read Next

Kosova përparon në Indeksin e Korrupsionit