Rruga në Bronx emërohet “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Kurti i uron organizatorët

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ua ka dërguar një letër urimi organizatorëve të ngjarjes, pas emërtimit të një rruge me emrin e “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, në lagjen Bronx të New Yorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ju faleminderit për ftesën tuaj për ta kremtuar së bashku ceremoninë e inaugurimit të rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Crescent Ave dhe Arthur Ave në lagjen e Italisë së vogël në Bronx. Përmes këtij urimi, më lejoni t’ju uroj përzemërsisht për angazhimin dhe punën që keni bërë për të realizuar këtë emërtim të rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Aktualisht jam në Michigan dhe më vjen keq që nuk mund të jem sot aty me juve, mirëpo me të gjithë bashkatdhetarët së bashku ju përshëndesim nga tubimi ynë këtu në Detroit”, thuhet në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit.

Tutje siç thuhet në komunikatë, Kurti ka thënë që për të kujtuar identitetin shqiptar kërkon vendosjen e Skënderbeut dhe Fan Nolit si emra të rrugëve në Nju Jork.

“Heroi ynë kombëtar është në zemrat tona kudo që ndodhemi e ngado që shkojmë. Mërgata shqiptare është aktive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jeton në komunitet, organizohet politikisht dhe kërkon të lërë gjurmët e saj në topografinë urbane të Nju Jork-ut”. /Klankosova.tv/

Read Previous

​Sot organizohet vizitë në shtëpinë-Muze të Ukshin Hotit

Read Next

​Spahiu: Aleanca ruso-serbe po lëkundet për shkak të dobësimit të Rusisë në Ukrainë