Rruga “Bujar Roka” me një numër të madh mbeturinash

Këto pamje në rrugën ‘’Bujar Roka’’ në komunën e Gjakovës e tregojnë më së miri së qytetarë të papërgjegjshëm hedhin mbeturina vend e pa vend dhe krijojnë depone ilegale siç është edhe kjo. Përmes telefonit ne kemi kontaktuar drejtorin e kompaanisë “Çabrati”, Behar Ferizi, i cili ka bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti janë eleminuar diku rreth 50 deponi ilegale dhe se iniciativën për pastrimin e kësaj pjese do ta marrin gjatë ditës së nesërme.

Banorët këtu mbeten me shpresën se një dukuri e tillë negative duhet të eleminohet dhe apeluan tek qytetarët që e frekuentojnë këtë lagje të mos krijojnë deponi mbeturinash pa nevoj përderisa ekzistojnë vendet përkatëse.

Read Previous

Kështu i gjen hapësirat rekreative Dita botërore e higjienës në komunitet

Read Next

​Kurti: Nuk do të lejojmë asnjë individ apo grup të jetë më i fortë sesa shteti ligjor