Rritet numri i mësimdhënësve që kanë marrë pushim vjetor pa pagesë

Me liberalizimin e vizave numri i mësimdhënësve që kanë kërkuar pushim vjetor pa pagesë, siç ua mundëson ligji, me synim largimin nga Kosova është rritur. Kështu të paktën ka njoftuar nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBAShK), Vjollca Shala.

Sipas saj numri i mësimdhënësve që kishin kërkuar pushim vjetor pa pagesë para liberalizimit të vizave sillej te 300, por me të liberalizuar vizat numri i punëtorëve të arsimit që kanë për synim eksplorimin e fateve të tyre jashtë Kosovës ka kapur shifrën e 600.

“Para fillimit të vitit shkollor 2023-2024 kërkesë në Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë mbi 300 mësimdhënës për pushim pa pagesë dhe ata kryesisht kanë bërë këto kërkesa me qëllim që të largohen nga Kosova dhe ta gjejnë veten diku në shtetet e ndryshme të Evropës. Mirëpo me liberalizimin e vizave tani kur po fillon gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2023/4 ky numër është rritur, që sipas informacioneve që i kemi nga mësimdhënësit është diku 500 apo 600 mësimdhënës për këtë vit”, ka thënë ajo. /Albanianpost.com

Read Previous

Çfarë po ndodh në botë?

Read Next

Dy nxënës të vdekur nga 20 të shtënat me armë jashtë një shkolle në Çikago