Rritet numri i lexuesve në bibliotekën e qytetit

Biblioteka ‘Ibrahim Rugova” në Gjakovë, një vend ku arti, kultura dhe dija gjinden bashkë. Puna në këtë institucion është duke vazhduar normalisht edhe në këto ditë vape. Interesimi I lexuesve dita-ditës është në rritje e gjithesi edhe i studentëve të cilët shfrytëzojnë hapësirat e biblotekës për t’u përgatitur në provimet e tyre.

Për Edonita Lleshi, biblioteka e qytetit mbetet një ndër vendet më të frekuentuara, kur bie fjala tek mësimet dhe përgatitja për provime.

Ndërkaq shefi i kësaj bibloteke ka pohuar se vazhdon të ketë interesim nga lexuesit pavarësisht rënies që kishte shkatuar pandemia në gjithë vendin.

Mirëpo është një shqetësim që i preokupon menaxherët e këtij institucioni të dijes e kulturës, e ai është moskthimi i librave me rregull nga ana e disa lexuesve.

Mbetet të shihet nëse përmes këtij apeli lexuesit të kthejnë me kohë librat dhe të njëjtit të japin mundësinë që libri të kalojë nga një lexues tek tjetri.

Read Previous

QKMF në Gjakovë bëhet me autoambulancë të re

Read Next

Kërkohet paraburgim për personin që u arrestua dje për kultivimin e drogës