Rritet ndjeshëm numri i turistëve në Shkodër

Rekorde të tjera pritet të regjistrojë numri i turistëve në Shqipëri.

Nga Veriu në Jug, ky shtet është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara, për turistët nga e gjithë bota.

Këtë e konfirmojnë edhe shifrat në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Një vit më parë, në Muriqan kanë kaluar 4800-5000 vizitorë, ndërsa në fundjavë kjo pikë kufitare pret 10.000 deri në 11.000 turistë, pjesa më e madhe e tyre nga Gjermania, Hollanda apo Franca.

Vitin e kaluar në qarkun e Shkodrës, vendin e parë të vizitorëve e mbanin spanjollët, ndërsa këtë vit Holanda./Klankosova.tv

Read Previous

AGK-ja më 6 korrik zgjedh kryetarin dhe anëtarët e Bordit

Read Next

Prej muajsh, një pjesë e bregut të Liqenit të Ohrit në Strugë po shembet