Rritet indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore

Cmimi i mallrave dhe shërbimeve në bujqësi është rritur dukshëm në vendin tonë. Agjenciae Statistikave të Kosovës ditë më parë ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“, 2015 – 2021.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri tregon se rritjen e cmimeve të produkteve më së vështiri po e përballojnë blegtorët dhe të njejtit po detyrohen që t’i shesin edhe bagëtitë

Ndërkaq ekipi televizionit Syri ka vizituar disa barnatore bujqësore në Komunën e Gjakovës për të parë se si qëndron e gjithë situata.

Kujtojmë që ditë më parë ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka premtuar rritje të subvencionimeve për kulturat bujqësore, mirëpo që përfitim më të madh do të kenë kultivuesit e perimeve me 100 përqind.

Read Previous

“Veprimi i Rusisë është ilegal”, BE prezanton pakon me propozime për sanksione

Read Next

Problem i pashmangshëm, studimi i ri për ndryshimet klimatike