Rritet çmimi i bukës dhe produkteve tjera në Gjakovë

Ashtu siç kishin paralajmëruar para disa ditësh, furrëtarët e kanë rritur çmimin e bukës.

Tani në qytetin e Gjakoëvs një bukë kushton 60 cent. Përveq bukës ndryshim ka pasur edhe në produktet e tjera si te byrekët dhe kiflet. Situatë e njejtë ishte po thuajse në të gjitha furrat që ka vizituar ekipi ynë por furrëtarët nuk pranuan të prononcoheshin ndërsa  prapa kamerës thanë që e arsyetojnë rritjen e cmimit dhe nuk kishin si të shmangnin një ngritje të tillë për shkak të rritjes së cmimeve të pothuajse të gjitha produkteve.

Ndërkaq shitësit e miellit thonë që nuk i kanë rritur cmimet, sipas tyre 25 kg miell kushton 13 deri në 14 euro si para disa muajsh. Kujtojmë që deri më sot cmimi i bukës  ishte 50 cent ndërsa para 8 muajve sipas raportimeve që ka realizuar tv Syri ky cmim ka qenë 30 deri 40 cent.

Read Previous

Dr. Primarius Ali Iljazi vlerësohet nga kolegët si shembull i gjeneratave të reja

Read Next

Dr. Lleshi: Personat e moshuar duhet të kenë kujdes gjatë ekspozimit në temperatura të larta