Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Gjermani

Gjermania prej disa ditësh po përballet me vërshime të mëdha të ujërave, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë.

Autoritetet në bilancin e fundit që kanë publikuar, njoftojnë se  numri i viktimave ka shkuar në 133 dhe kërkimet po vijojnë nëse ka ende njerëz që mund të jenë mbytur.

Zonat më të prekura janë Rheinland-Pfalz dhe Nordrhein-Westfalen, aty ku janë regjistruar dhe viktimat.

Prej ditësh tashmë po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe janë evakuuar mijëra banorë, në zonat e prekura nga përmbytjet.

Deri tani nga policia janë raportuar dhe për shumë të plagosur dhe mbi 100 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas autoriteteve përmbytjet e këtij viti janë më katastrofiket që kanë ndodhur ndonjëherë në Gjermani dhe mendohet se bilanci mund të thellohet më shumë./tvklan.al

Read Previous

​IKD kërkon transparencë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së

Read Next

Elon Musk urren të qenit shef i Tesla