Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Ky është parashikimi i Eden Hazard
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi nga ora 10:00 deri në publikimin e vendimit të radhës.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.51 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.43 euro për litër. Në të njëjtën kohë, gazi do të tregtohet me çmim maksimal prej 0.71 euro për litër.
Në krahasim me ditën paraprake, dizeli dhe benzina kanë shënuar rritje prej 2 centësh për litër. Dizeli është rritur nga 1.49 në 1.51 euro, ndërsa benzina nga 1.41 në 1.43 euro për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit ka pësuar ulje prej 1 centi, duke zbritur nga 0.72 në 0.71 euro për litër.
MINT thekson se përditësimi i çmimeve bëhet në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve. Qytetarët që hasin parregullsi në zbatimin e çmimeve të përcaktuara mund të paraqesin ankesa përmes kanaleve zyrtare të ministrisë. /RTKlive