Rriten rastet me COVID-19 në Britani, identifikohet një variant i ri

Rastet e COVID-19 janë rikthyer në Britani.

Një në çdo 16 njerëz në Angli dhe Uells është i infektuar, para planeve të Qeverisë për të hequr testimin falas javën e ardhshme.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar gjeti raste kur versionet e vjetra dhe të reja të Omicron – BA.1 dhe BA.2 – janë kombinuar për të formuar një variant të ri.

Mutanti mund të përhapet dhjetë për qind më shpejt se lloji aktual, por shkencëtarët thonë se janë ende duke e studiuar atë.

Statistikat e fundit tregojnë se mbi 300 mijë njerëz po infektohen me koronavirus çdo ditë, shkruan The Sun.

Kritikët e qeverisë u kërkuan ministrave që të mos heqin dorë nga testimi publik javën e ardhshme.

/Klankosova.tv

Read Previous

Franca, Turqia dhe Greqia do të evakuojnë civilët e mbetur në Mariupol

Read Next

Ferran Torres i bën kërkesë Barcelonës që të transferojë një lojtar nga Man City