Rriten mundësitë që Dybala të largohet falas nga Juventus

Sipas Calciomercato.com, rinovimi i kontratës ka ngrirë. Pas deklaratës së presidentit Agnelli në dhjetor lidhur me ofertën e refuzuar nga agjentët e Dybalas, lojtari doli bllof para të gjithëve.

Disa ditë më përpara ai kishte thënë se drejtuesit nuk e kanë kontaktuar për të rinovuar kontratën. Vetë Nedved pranoi për Dazn se Dybala është në merkato.

Ai mund të shitet ose të shkëmbehet me ndonjë lojtar tjetër. Barca, Chelsea, Psg janë ekipet e interesuara.

Problemi i vetëm mund të jetë dëshira e lojtarit. Para 1 viti ai refuzoi ofertat e United e Tottenham.

Nuk përjashtohet që ta bëjë një gjë të tillë edhe këtë vit, me qëllimin për të shkuar në skadencë kontrate e për tu transferuar falas diku tjetër.

Read Previous

​Mustafa godet Kurtin e Osmanin dhe paralajmëron Abidixhikun: Vendi po rrëshqet në një fazë të rrezikshme

Read Next

Seanca për presidentin, gjasat janë të mbahet sot!