Rrëzohet një ndër aktakuzat më të forta kundër Donald Trump

Gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump, raporton CNN.

Në një vendim të hënën, Cannon tha se emërimi i këshilltarit special Jack Smith e shkel Kushtetutën.

Vendimi tronditës nga Cannon, një gjykatëse e emëruar nga Trump në vitin 2020, fshin një nga sfidat kryesore ligjore me të cilat përballet ish presidenti amerikan dhe vjen në ditën e parë të Konventës Kombëtare Republikane. Shumë ekspertë juridikë e kishin cilësuar çështjen e dokumenteve të klasifikuara si më të fortën nga katër çështjet që ishin në pritje ndaj ish-presidentit.

Smith e kishte akuzuar Trumpin vitin e kaluar për marrjen e dokumenteve të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë dhe rezistimin ndaj përpjekjeve të qeverisë për t’i tërhequr materialet. Ai ishte deklaruar i pafajshëm./Express

Read Previous

​Disa biznese “injorojnë” vendimin për kufizim të orarit të punës

Read Next

Zelensky shprehet i gatshëm për një samit të dytë të paqes në nëntor