Janë bërë disa ditë që Televizioni Syri ka raportuar vazhdimisht për rastë të zjarrit në pyjet e fshatrave të komunës Gjakovës. Nga Brigada e zjarrfikësve të kësaj komune janë duke punuar me të gjitha kapacitetet për të shuar këto zjarre që tashmë kanë përfshirë hektarë të tërë në male dhe fusha. Këto pamje janë në fshatin Damjan ku sipas zjarrfikësve bëhet fjalë për rreth 50 hektarë të përfshirë nga flakët e zjarrit që ka filluar nga mbrëmja e djeshme
Nga kjo brigadë kishte edhe një apel për banorët e kësaj zone
Vlen të theksohet se brenda10 ditësh është raportuar për 50 raste ndërkaq gjatë ditës së sotme përveq fshatit Damjan nga zjarri janë përfshirë edhe malet e Hereqit dhe një pjesë e Rekës së Keqe