Rreth 400 fëmijë ukrainas të vrarë që nga fillimi i luftës

Lufta Rusi-Ukrainë është futur në muajin e shtatë. Forcat ruse kanë shkatërruar qytete, infrastrukturën e vendit dhe viktima të shumta, sipas mediave të huaja.

Të paktën 377 fëmijë janë vrarë nga forcat ruse në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kievit, në një mesazh në Telegram.

Sipas tij, të paktën 733 fëmijë janë plagosur që kur Rusia futi  me 24 shkurt tanket në Ukrainë.

/abcnews.al

Read Previous

Operacion policor, kontrollohen 36 lokale të natës – mbyllen disa

Read Next

Rusia me propagandë në gjithë botën, investon shumë para edhe në Ballkanin Perëndimor