Rreth 16% më shumë pasagjerë në Portin e Durrësit

Megjithëse fluksi i pikut turistik veror nuk ka nisur ende, numri i atyre që vijnë në Shqipëri me traget përmes Durrësit ka shënuar rritje që në tre muajt e parë të vitit.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë periudhës Janar-Mars kanë hyrë gjithsej 109,772 pasagjerë, 16% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mes personave që hyjnë kryesojnë shtetasit e huaj të cilët mbërrijnë në vendin tonë për qëllime turistike.

Referuar prenotimeve përgjatë muajve të Verës sipas agjensive të udhëtimit, numri i shtetasve që do të zgjedhin linjën detare thuajse do të dyfishohet krahasur me nje vit më parë.

Krahas udhëtarëve, importet e mallrave gjithashtu kanë shënuar një rritje prej 3% gjatë këtij viti, duke arritur në 1.2 milionë tonë mallra./Tv Klan

Read Previous

Murati takon presidentin e Federatës së Industrisë Austriake

Read Next

Bllokohet edhe Universiteti i Oksfordit nga protestat pro-palestineze