Rreth 100 mijë njerëz evakuohen në Pakistan shkaku i përmbytjeve

TOPSHOT – A man (L) along with a youth use a satellite dish to move children across a flooded area after heavy monsoon rainfalls in Jaffarabad district, Balochistan province, on August 26, 2022. – Heavy rain continued to pound parts of Pakistan on August 26 after the government declared an emergency to deal with monsoon flooding it said had “affected” over four million people. (Photo by Fida HUSSAIN / AFP) (Photo by FIDA HUSSAIN/AFP via Getty Images)

Shërbimet e emergjencës në Pakistan bënë të ditur më 23 gusht se rreth 100 mijë njerëz janë evakuuar nga fshatrat e përmbytura në provincën Punjab.

Disa qindra fshatra dhe mijëra hektarë tokë bujqësore në provincën qendrore u përmbytën kur lumi Sutlej doli nga shtrati i tij të dielën.

Shërbimet e urgjencës kanë punuar për evakuimin e banorëve dhe bagëtive në zonat më të rrezikuara.

“Ne kemi shpëtuar 100.000 njerëz dhe i kemi transferuar në vende më të sigurta”, tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës në Punjab, Farooq Ahmad, për agjencinë e lajmeve AFP.

Kreu i qeverisjes në Punjab, Mohsin Naqvi, tha se reshjet e dendura të shiut i kishin shtyrë autoritetet në Indi të lëshonin ujin e tepërt të rezervuarit në lumin Sutlej, duke shkaktuar përmbytje në anën pakistaneze të kufirit.

Zyrtarët në anën indiane nuk u janë përgjigjur pyetjeve të bëra nga AFP lidhur me këto akuza.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Punjab paralajmëroi se shirat e parashikuar mund ta përkeqësojnë gjendjen me përmbytjet gjatë ditëve në vijim.

Pakistani është ende duke punuar në rikuperimin nga përmbytjet shkatërruese që vërshuan gati një të tretën e vendit në vitin 2022, duke prekur më shumë se 33 milionë njerëz.

Për këtë fatkeqësi faji i është hedhur ndryshimeve klimatike, teksa qindra mijëra persona kanë mbetur pa shtëpi dhe autoritetet pakistaneze kanë vlerësuar se dëmet e shkaktuara nga vërshimet arrijnë në vlerën e të paktën 10 miliardë dollarësh.

/eo/

Read Previous

Regjistrimi i popullësisë shtyhet për 1 nëntor

Read Next

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë, zhvillohen vetëm katër ndeshje