Inspektorët sanitarë dhe inspektorët e tjerë në komunën e Gjakovës tash e një vit janë duke mbikëqyrë zbatimin e masave anti-Covid 19, gjatë orarit të rregullt, pas orarit, vikendeve dhe festave..
Qeveria e Kosovës me vendimin e fundit ka ndarë nga pakoja emergjente mjete, për policinë, inspektorët e AUK-ut, zjarrfikësit, mësimdhënësit, etj., por jo edhe për inspektorët sanitarë në komunën e Gjakovës. Fazli Hoxha, drejtor i këtij dikasteri tha se po bëhet padrejtësi përderisa shumë sektorë të tjerë janë kompensuar nga buxheti i Kosovës. Ndërsa inspektorët sanitarë të komunës së Gjakovës, të cilët çdo ditë ballafaqohen drejtpërdrejt me mundësinë e infektimit me Covid-19 janë anashkaluar.
Hoxha i falenderoi qytetarët dhe gastronomët që po e respektojnë vendimin e qeverisë duke ju bërë thirrje që të vazhdojnë t’i përfillin këto masa.
Inspektoriati sanitar në komunën e Gjakovësi ka shqiptuar vetëm një gjobë për një biznes që nuk ka respektuar masat kundër pandemisë.