Frikë, dhunë psiqike dhe fizike, 35 vjecarja nga Gjakova e martuar në qytetin e Pejës tash e 14 vjet po përjeton nga bashkëshorti i saj.
Ankthin e njejtë e kanë përjetuar edhe 3 vajzat e çiftit tashmë të ndarë por ende jo ligjërisht. Pas shumë denoncimeve në organet e kompetente, ajo ka vendosur të largohet nga shtëpia dhe së bashku me vajzat aktualisht gjendet në strehimore. Sipas saj, ai ka tentuar ta vras disa herë dhe mes lotësh rrëfen ngjarjet e tmerrshme që ka përjetuar ndër vite.
Ajo pohon se ka kaluar shumë netë në stacionet policore ku edhe ka denoncuar dhunën e ushtruar nga bashkeshorti por që asnjëherë nuk është ndërmarr dicka nga organet e rendit.
Ajo mes tjerash thotë që çdo ditë po kalon me frikën që ai mund ta sulmojë sërish ndonëse tregon që nuk do t’i kthehet kurrë.