Kompania “Sharr Travel”, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka informuar se çmimi i biletës për linjën Prishtinë- Gjakovë, nga sot është 5 euro, por rritje nuk ka në të gjitha kompanitë.
Kryetari i shoqatës së transportit të udhëtarëve në Gjakovë, Kadri Rrahmani përmes telefonit për TV Syrin ka njoftuar se pritet të ketë rritje të çmimit të biletës edhe nga linjat e tjera të transportit, mirëpo deri tani kompanitë tjera vazhdojnë të operojnë me çmime të njejta.
Sipas Rrahmanit, arsyeja është rritja e çmimit të derivateve.