Rrahën babain, arrestohen dy vëllezër

Dy persona janë arrestuar në Shtime, pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.

Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së premtes, teksa policia bën me dije se ngjarja është duke u hetuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë  fizike ndaj babait. Me vendim të prokurorit, dy të  dyshuari janë  dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Indeksonline.net/

Read Previous

Haradinaj: Duke e parë fundin që po i vinte nga UÇK dhe NATO, forcat serbe u hakmorrën ndaj civilëve

Read Next

​Lirohet nga spitali 15-vjeçari i plagosur në Ferizaj