Rrah tre fëmijë pasi ia goditën derën e oborrit të shtëpisë duke luajtur/ Arrestohet i dyshuari në Pejë

Dje është arrestuar një person në rrugën e Kalasë në Pejë, i cili dyshohet se sulmoi fizikisht tre fëmijë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se personi i arrestuar dyshohet se ka sulmuar tre fëmijët, të cilët ia kishin goditur derën e oborrit të shtëpisë derisa luanin dhe vraponin.

Lidhur me këtë ngjarje, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti në Policinë e Kosovës është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Avokati i Popullit kërkon të ndalet diskriminimi i të afërmve të profesorëve në kandidimin për doktoratë

Read Next

Komunat nuk i përkrahën masat e reja për shkak të dëmeve në ekonomi, kërkojnë angazhimin e inspektorëve shtesë