Ross Brawn: Askush nuk mund të krahasohet me Michael Schumacher

Pjesa më e madhe e karrierës së gjatë të Ross Brawn në Formula 1 arriti kulmin e saj me sukseset e Michael Schumacher. Fillimisht si drejtor teknik i Benetton në gjysmën e parë të viteve 1990, në suksesin e dyfishtë të gjermanit 1994 e 1995), përpara se të përsëriste veten në epokën e artë të Ferrarit nga viti 2000 deri në 2004.

Për pesë sezone radhazi skuadra e kuqe fitoi përsëri titujt për pilotë me Schumacher. Brawn ka dhënë një intervistë për “Auto Hebdo”, në të cilën ka rikthyer përvojën e tij në Formula 1 me gjermanin. Brawn, gjithashtu pati mundësinë të punonte për vetëm një vit me një tjetër kampion si Lewis Hamilton.

Fresh hope for Michael Schumacher as ex Ferrari boss Ross Brawn says  'things will move forward' with his recovery | The Sun

Duke krahasuar talentin dhe stilin e pilotit aktual të Ferrari me atë të Schumacher, për Brawn nuk ka dyshime: “Një takim i këtij lloji mes njerëzve të këtij niveli, me një pilot të jashtëzakonshëm si Michael, ndodh shumë rrallë. Kam punuar me Lewis, i cili është një tjetër pilot i shpejtë dhe i talentuar, por me një qasje krejtësisht të ndryshme”.

“Një famë e kërkuar, një mënyrë jetese në vijën e parë, e kundërta e qetësisë që kërkon Michael. Në fund të fundit kishte të njëjtin angazhim, talent dhe dëshirë. Vetëm qasja ishte e ndryshme. Për mua, kontributi në secilin nga shtatë titujt e tij botëror ishte thjesht i jashtëzakonshëm. Nuk ka njeri mbi Michael”, tha Brawn. /Telesport.al/

Read Previous

Sylejmani: Që nga vitit 1991 atletika ka mbetur pa asnjë shteg në Kosovë

Read Next

Paul Scholes: Man United duhet të transferojë një sulmues në janar