Ron DeSantis ka shprehur qëndrimet më ekstreme për çështje të tilla si emigracioni, Covid-19 dhe çështjet gjinore, ndërsa kundërshtarët e kanë akuzuar për mungesë të karizmës por ai cilësohet si guvernatori i Floridës, ylli në rritje i së djathtës amerikane.
Trump ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk do të ishte diçka pozitive që DeSantis të ishte kundërshtari i tij.
“Nëse jam kundër tij, do ta mposht atë si të gjithë të tjerët”, tha ai për Yahoo Finance në tetor.
Ditën e djeshme ish-presidenti shkoi një hap më larg sa thuajse kërcënoi DeSantis.
“Nuk e di nëse do të kandidojë. Mendoj se nëse kandidon mund ta lëndojë veten më shumë. Unë me të vërtetë mendoj se ai mund të dëmtojë shumë veten,” vuri në dukje ai. “Nuk mendoj se do të jetë pozitive për partinë”, shtoi ai.
Financial Times kohët e fundit shkroi: “DeSandtis është Donald Trump me tru, por pa cirkun e tij”.
DeSantis atëherë e kishte mirëpritur me dinjitet presidentin amerikan Joe Biden, pavarësisht armiqësisë së tij politike ndaj tij, dhe kishte pranuar ndihmën federale.
DeSantis lindi në një familje të shtresës së mesme me origjinë italiane. Ai u diplomua në Yale, ku ishte gjithashtu pjesë e ekipit të bejsbollit dhe në Shkollën Juridike të Harvardit.
Ai shërbeu si avokat në ushtri dhe punoi si konsulent në bazën e Gjirit të Guantanamos dhe me grupe elitare të ushtrisë amerikane në Irak. Ai u shfaq shpejt si një konservator i mprehtë dhe i ashpër.
Në vitin 2011, ai botoi një libër të titulluar “Ëndrrat e baballarëve të kombit”, një referencë për autobiografinë e ish-presidentit Barack Obama “Ëndrrat e babait tim”. Në të ai akuzoi Obamën për shkelje të Kushtetutës së vendit për shkak të vizionit të tij “progresiv”.
Në vitin 2012 ai fitoi një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, ku u rizgjodh dy herë. Në vitin 2018, ai u bë guvernator i Floridës, duke fituar me një shumicë të ngushtë. Më pas mbështeti politikat e Trump.
Rëndësia e DeSantis u rrit edhe më shumë gjatë pandemisë Covid-19 duke folur kundër masave shëndetësore. Ai ka mbajtur qëndrim edhe në “luftën kulturore” që po përhapet në shkollat amerikane për çeshtjet si gjinia apo racizmi.
Kohët e fundit, si guvernatorët republikanë të Teksasit dhe Arizonës, ai ka dërguar emigrantë të paligjshëm në qytetet demokrate në veri dhe lindje të SHBA.
Me ndihmën e gruas së tij Kejsi (një ish prezantuese televizive që e këshillon nga afër, dhe tre fëmijëve të tij – Madison, Mason dhe Mamie) ai përpiqet të “zbusë” imazhin e politikanit të përmbajtur dhe të ftohtë.
Ron de Sandys, student i mirë, pasardhës i klasës së mesme që u fuqizua pa asnjë ndihmë, bashkëshort i përkushtuar që mbështeti gruan e tij kur ajo u diagnostikua me kancer në gji, veteran me shumë dekorata, ky portret ka zemëruar Trump.
Ndryshe nga Trump, DeSantis gjithmonë shpjegon planet që ka dhe arsyet e tyre.
/abcnews.al