Romelu Lukaku nuk do të largohet nga Interi. Sulmuesi belg pas formës fantastike këtë edicion ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane.
Real Madridi, Manchester City dhe Chelsea janë ekipet që kanë shprehur interesim për sulmuesin belg.
Por, vetë lojtari ka bërë të ditur se është i lumtur tek Interi.
“Ishte një vit i mrekullueshëm për ne, jam vërtet krenar që jam pjesë e ekipit të Interit. Shpresoj të vazhdoj me këtë formë edhe në edicionin e ri”, deklaroi Lukaku.
27-vjeçari këtë sezon ka shënuar 27 gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2024./Koha.net/