Roma pas `gardianit` të Atalantës

AS Roma raportohet se po mendon për portierin e Atalantës, Pierluigi Gollini.

Gollini është aktualisht i huazuar te Genoa këtë sezon, por ka humbur vendin e titullarit në ndeshjet e fundit.

Sipas mediave italiane, 29-vjeçari mund të lëvizë këtë muaj te Roma, që është e interesuar për të.

Negociatat mes dy palëve thuhet se janë në fazën finale dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja.

Po ashtu, për Gollinin ka shprehur interesim edhe Lens.

Kontrata e Gollinit me Atalantën është e vlefshme deri në vitin 2026./rtk/

Read Previous

Çështjet kryesore tani para Gjykatës së Lartë të SHBA

Read Next

Më 11 janar të vitit 1946, Enver Hoxha shpalli Shqipërinë Republikë