Roma mes dy zgjedhjeve, trajner italian për sezonin e ri

during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus FC at Stadio San Paolo on April 2, 2017 in Naples, Italy.

Është gjithmonë e vështirë të parashikosh lëvizjet e Friedkin, pronarit të Romës, që
lanë zyrat e tyre në Trigoria gjatë pushimeve të Pashkëve, pasi ishin zhgënjyer nga
paraqitjet e fundit në kampionat. Në Amsterdam është momenti vendimtar i
sezonit, Roma shpreson të gjejë një buzëqeshje, pas zhgënjimeve të hidhura në
Serie A. Babai dhe djali mund të mos jenë në tribunat e “Johan Cruijff Arena”. Ata
do ta ndjekin gjithsesi në distancë ndeshjen kundër Ajax, por ndërkohë po
mendojnë për të ardhmen. Nuk mohohet më nevoja për të ndryshuar trajnerin dhe
rifilluar një projekt fitues.

Nëse algoritmi thotë Negelsmann dhe Sergio Conceicao, që të dy të paarritshëm,
për arsye të ndryshme, arsyetimi i bërë në Trigoria ka të bëjë me dy trajnerë me
përvojë, përkatësisht Allegri dhe Sarri. Me të dy ka pasur disa kontakte këtë sezon.
Allegri ka kohë që është i disponueshëm për një eksperiencë të re, nuk do të
kthehet te Juventusi, pra mbetet në treg. Edhe me Sarrin është e njëjta situatë.
Kësisoji, i mbetet presidencës verdhekuqe të zgjedhë mes dy emrave të spikatur të
trajningut italian, që për koincidencë janë shkarkuar për herë të fundit nga i njëjti
stol, ai i Juventusit.

Read Previous

Schieb: Bombardimi i Jugosllavisë ishte i nevojshëm për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë

Read Next

Edhe pas vaksinimit, rritet numri i viktimave nga COVID-19 në botë