Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se marrëdhënia e veçantë mes Gjermanisë dhe Kosovës ekziston edhe në nivel parlamentar.
“Aktualisht, një delegacion nga Bundestagu, Grupi i Miqësisë së Evropës Juglindore po viziton Kosovën”, shkroi diplamati gjerman në platformën ‘X’.
Ai bëri me dije se një pjesë e programit të delegacionit zhvillohet në Mitrovicë ku deputetët vijnë së bashku me përfaqësues të komunitetit serb.
/rtklive/