Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, për sa i përket dialogut në mes Kosovës e Serbisë.
Rohde tha se deklarata e Borrellit në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së është “një apel kristal i qartë nga 27 vendet anëtare të BE-së drejt Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe në mirëbesim, pa vonesa të mëtejshme”.
Në deklaratën e BE-së, Kosovës e Serbisë iu kërkua angazhim konstruktiv në kuadër të dialogut, teksa u shpreh edhe shqetësimi për mungesën e zbatimit të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj.
“BE-ja mbetet po aq e shqetësuar për mungesën e progresit nga të dyja palët në de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, disa muaj pas shpërthimit të fundit të dhunës që la të plagosur qytetarët, trupat e KFOR-it, forcat e rendit dhe përfaqësuesit e mediave, disa me pasoja të rënda dhe të përhershme”, thuhet në komunikatë. /EO/