Rohde: Gjermania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se Berlini zyrtar mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këtë deklaratë Rohde e ka bërë pas takimit që ka pasur sot bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës ”, ka shkruar në Twitter, Rohde.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Musliu- Shoshi dhe Besnik Tahiri.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Hajdari: Vlera e rezervës shtetërore për vitin 2023 është 15 milionë euro

Read Next

Banorët e rrugës “Konferenca e Bunjajt” kërkojnë zgjidhje për rrugën e pa asfaltuar