Hajdari: Vlera e rezervës shtetërore për vitin 2023 është 15 milionë euro

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi ka deklaruar se “rezerva shtetërore është rritur shumëfish më shumë, për vitin 2023 krahasuar me vitet paraprake”.

Hajdari bëri të ditur se kjo rezervë do të jetë në vlerë 15 milionë euro.

Kjo ministri ka planifikuar që në vitin 2023 të emërojë 7 atashe ekonomike, ndërsa ka shtuar se “diplomacinë ekonomike do ta kemi prioritet për vitin e ardhshëm”.

“Jemi të kënaqur me buxhetin. Për 7 sektorët industrial, janë me rëndësi që të përkrahen për vitin e ardhshëm”, tha ajo.

Sipas ministres, Kosova duhet të ketë rezerva të naftës sepse ky mund të jetë kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kroacia ka pasur problem për anëtarësim ne BE, i ka ndihmuar Gjermani, edhe Kosova mund të has një problem te tillë për anëtarësim në BE dhe ky mund të jetë kusht edhe për Kosovën”, përfundoi Hajdari. /Albanianpost.com

Read Previous

​Juventusi rrezikon të bie në Serie-B

Read Next

Rohde: Gjermania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës