Rohde dënon sulmin në Zubin Potok

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar sulmin në kanalin e Ibër –Lepncit në Zubin Potok, ku janë hedhur 15 kilogramë eksploziv.

Rohde ka thënë se Gjermania është e gatshme të mbështesë Kosovën.

“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. I bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka shkruar Rohde në X.

Për sulmin që ndodhi të premten në Zubin Potok kanë reaguar autoritetet e Kosovës dhe ambasadorët e QUINT-it./kp/

Read Previous

KOSTT: Furnizimi me rrymë i sigurt

Read Next

Kurti thotë se Serbia është gjithnjë më agresive