Rodri synon të bëjë rikthimin e tij në fushë para përfundimit të sezonit

Mesfushori spanjoll, i cili fitoi Topin e Artë në Paris muajin e kaluar përpara Vinicius Junior, pësoi një dëmtim në ACL gjatë një ndeshjeje të Premier Ligës kundër Arsenalit në shtator. Fillimisht, mendohej se Rodri mund të kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për sezonin 2024-2025 me Manchester City-n, por ai shpreson të rikthehet përpara përfundimit të tij.

Gjatë një interviste për emisionin spanjoll COPE, 28-vjeçari deklaroi: “Kam në mendje të luaj këtë sezon. Tani sezonet janë më të gjata dhe Kupa e Botës për Klube përfundon më 13 korrik, prandaj e kam në plan të rikthehem këtë vit. Si sfidë tashmë kam filluar të ec dhe po ndihem më mirë sesa prisja.”

Manchester City ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë dy javëve të fundit, duke humbur katër ndeshje radhazi – një rekord negativ për Pep Guardiolën në karrierën e tij si trajner. Humbjet përfshijnë përballjet në Premier Ligë kundër Bournemouth dhe Brighton, eliminimin nga Kupa Carabao, si dhe humbjen kundër Sporting CP të drejtuar nga Ruben Amorim në Ligën e Kampionëve. Aktualisht, City është pesë pikë prapa liderëve të Premier Ligës, Liverpool-it.

Kampionët në fuqi të Anglisë synojnë t’i rikthehen fitoreve pas pushimit, ku do të përballen me Tottenhamin në një sfidë të fortë në shtëpi në Premier Ligë më 23 nëntor. /GOAL.com/

Read Previous

Vazhdojnë përgatitjet e “Dardanëve” për sfidën me Rumaninë

Read Next

Ali Ahmetit: Nëse preket gjuha shqipe, të gjithë shqiptarët do të jenë në këmbë