Rodri: Kam qenë lojtar teknik, por kjo nuk mjaftonte, Simeone solli ndryshimin e madh

Nëse lexoni lajmin “Rodri shpallet lojtari më i mirë i vitit”, nuk ka arsye të surprizoheni. Nëse ndodh, është për meritat e tij të padyshueshme. Ky vit ai ka fituar kampionatin anglez dhe Euro 2024, duke qenë një lojtar kyç dhe me impakt të madh.

Në një intervistë për “The Players’ Tribune”, mesfushori spanjoll ka ndarë se një pjesë të lojës së tij e ka mësuar gjatë kohës te Atletico Madrid, veçanërisht nga Diego Simeone.

“Tek Atletico mësova çfarë do të thotë të jesh konkurrues. Ka ndodhur ndonjëherë që të mësoj teknikat nga koha te Villarreal, ku teknika ishte e mirë, por më mungonte aspekti fizik.”

“Kam qenë gjithmonë i mirë me topin në këmbë, por isha paksa i butë në ndërhyrje. Me Simeonen mësova se çfarë do të thotë të jesh djali i keq i mesfushës, pra të bësh lojë të ndyrë. Duhet të ndikosh që ekipi kundërshtar të vuajë për 90 minuta.” /Telesport.al/

Read Previous

Top 10 ekipet më të shtrenjta në futbollin evropian

Read Next

Anija kozmike Boeing Starliner rikthehet në Tokë pa austronautët