RMV: Mbi 61.000 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut bën me dije se nga muaji nëntor, mbi 61 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal.

Nga MSH thonë se vaksinimi falas kundër kësaj sëmundje mbulon këto grupe: personat e moshuar (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet sociale për mbrojtjen e të moshuarve.

“Vaksinimi mbron dhe përfaqëson masën më të mirë parandaluese që parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikacioneve dhe vdekjes, veçanërisht në grupet e prirura për rrezik. “Vaksinat veprojnë, kanë imunogjenitet të dëshmuar dhe efikasitet të mirë”, thotë ministri Fatmir Mexhiti.

Nga MSH thonë se qytetarët e interesuar ende kanë mundësi të regjistrohen për vaksinim falas duke plotësuar aplikacionin në ueb faqen zyrtare: https://vakcinacija.mk, dhe më pas me SMS marrin informacion për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit.

/Telegrafi/

Read Previous

Aksion i Prokurorisë dhe Policisë ndaj strukturave ilegale të Serbisë

Read Next

UNICEF: Rreth 17 mijë fëmijë në Gaza kanë nevojë për ndihmë psikologjike