UNICEF: Rreth 17 mijë fëmijë në Gaza kanë nevojë për ndihmë psikologjike

UNICEF tha se 17,000 fëmijë në Gaza kanë humbur familjen ose janë ndarë pre tyre gjatë konfliktit dhe se pothuajse të gjithë fëmijët në enklavën palestineze konsiderohen kanë nevojë për ndihmë psikologjike.

“Ata shfaqin simptoma të tilla si nivele jashtëzakonisht të larta të ankthit të vazhdueshëm, humbje të oreksit.

Ata nuk mund të flenë, kanë shpërthime emocionale ose panik sa herë që dëgjojnë granatime,” tha Jonathan Cricks, kreu i komunikimit i OKB-së në Territoret e Pushtuara Palestineze.

“Para kësaj lufte, UNICEF vlerësoi se 500,000 fëmijë tashmë kishin nevojë për ndihmë psikologjike në Gaza.

Sot, ne vlerësojmë se pothuajse të gjithë fëmijët kanë nevojë për ndihmë, dhe kjo do të thotë më shumë se një milion fëmijë,” thuhet në deklaratë.

/abcnews.al/

Read Previous

RMV: Mbi 61.000 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal

Read Next

Fjalët e para dhe numri i fanellës së Zybës te Legia